Gëzim SELACI
Pikëpamjet që legjitimitetin e kufizojnë si çështje besimi të subjekteve dhe për pasojë e matin atë me numrin e ‘krerëve’ që votojnë apo besojnë tek institucionet qeverisëse, injorojnë faktorët që ndikojnë dhe e përcaktojnë legjitimitetin e që nuk kanë të bëjnë fare me besimin. Legjitimiteti demokratik provohet në sferën publike dhe jo me numrin e votuesve as në mendimet private të individëve në anketa. Continued…
Posted in Demokracia.
Tagged with demokracia deliberative, Gëzim Selaci, legjitimiteti, Zgjedhjet.
Fatmir LEKAJ
Debati për kombin në ndërlidhje me debatin për ”identitetin kosovar” është bërë temë diskutimi në Kosovë dhe më gjerë. Madje është përshkallëzuar dhe ka marrë një formë destruktive nga disa pseudointelektualë të mbështetur mbi idenë e kombit neutral për krijimin e ‘kombi kosovar’. Continued…
Posted in Shoqëri dhe kultura.
Tagged with identiteti kosovar, kombi, multikulturalizmi, Will Kymlicka.
Adem BEHA
Libri Violence (Dhuna) e autorit Žižek ekzaminon dhunën në botën bashkëkohore: perceptimet, keqperceptimet, e deri tek moskonceptimet totale të disa prej dimensioneve konkrete të saj. Ekzistojnë tipe të ndryshme të dhunës me të cilat shoqëria kapitaliste ballafaqohet sot. Përtej kësaj dhune të jashtme, në këndvështrimin Žižekian sipërfaqet mendimi se vetë shoqëria kapitaliste është shoqëri e dhunshme. Dhuna këtu tipizohet në tri forma – dhunë subjektive, objektive dhe sistemike. Dhuna subjektive përbrendësohet në terror dhe krim; dhuna objektive shtrihet prej diskriminimit, ksenofobisë, racizmit dhe gjuhës së urrejtjes; dhe, e fundit, dhuna sistemike paraqitet pazgjidhshmërisht e lidhur me “efektet ekonomike dhe politike të sistemeve”. Continued…
Posted in Recensione dhe botime.
Tagged with Adem Beha, dhuna, Žižek.
Gëzim SELACI
Nëse kërkoni të dini se kush do të fitojë zgjedhjet komunale në këtë mandat, ky artikull nuk është për ju. Nuk do të garoj me profetët që parashohin se kush fiton; konkurrenca është e madhe dhe nuk do të hyj në garë. Në vend se të parashoh të ardhmen, do të përpiqem t’i jap kuptim të së tashmes. Nëse megjithatë vazhdoni të jeni kureshtar se kush fiton e kush humb në këto zgjedhje, atëherë ja përgjigja: fitojnë politikanët dhe partnerët e tyre (biznesmenë të nëntokës dhe batakçi të tjerë) dhe humb qytetari, familja, e komuniteti; unë, ti dhe familjet dhe komunitetet tona. Continued…
Posted in Demokracia.
Tagged with Demokracia minimaliste, Gëzim Selaci, Sundimi i ligjit, Vota, Zgjedhjet.
Avni AVDIU*
Karakteri kontraverz që është imanent te shumë kultura botërore është një rreth kontinum kohoro-hapësinor sajimesh të parenditura që nuk subordinohen nën projekte të sistematizuara në bazë të një plani. Ai përshkohet nga parregullsi inventive që hapërojnë në shtegun e garimeve konkurrente. Vlimi kulturor përbëhet nga krizat, konfliktet dhe kundërthëniet midis tendencave kritike dhe disparative. Zhan Mari Domena Europën bashkëkohore e përkufizon në mënyrë bipolare, si kontinent i të jetuarit në ambiguitet, meqë autoproblematizimi dhe autokritika janë thelbi i kulturës europiane. Ky mbështjellës europocentrik nuk ka qenë sikurse kulturat e egra të Morganit ose Levi Strosit të prangosura në rrethin vicioz të ndonjë komuniteti, por gjithnjë ka përfshirë horizonte interkontinentale (si p.sh, figurat: Edipi, Fausti, Tartufi, Robnson Kruzo etj). Këtë Edgar Moreni e quan dialogjikë, duke synuar t’i shkrijë dy terme dialog dhe dialektikë. Përderisa Moreni në diversitetin dhe antagonizmin e saj, sheh bazën e shvillimit të kulturës europiane, Krist Simonsuri aty sheh tragjikën e saj-bazën e përçarjeve dhe të kontradiktave. Continued…
Posted in Shoqëri dhe kultura.