Marion GAJDA
Shekulli i XX ka qenë i mbushur plot me dështime për demokracinë, në më shumë se 70 raste regjimet totalitare kane sunduar mbi demokracinë. Por gjithashtu shek. XX ka shënuar dhe atë që quhet ngadhënjimi i demokracisë.
Që në vitet e para të shekullit te njëzetë regjimet që shiheshin si rivale të demokracisë dështuan përballë saj. Monarkia, aristokracia, oligarkia etj. ranë në mënyre fatale dhe duke humbur çfarëdo lloj legjitimiteti ideologjik përballe demokracisë. Gjithashtu është e vërtete qe këto regjime me pas u zëvendësuan nga regjime te tjerë antidemokratike si ishte fashizmi apo nazizmi e leninizmi por këto regjime zgjaten pak. Fashizmi dhe nazizmi u goditen forte gjate luftës se dyte botërore, regjime te tjera te tipit ushtarako-diktatorial sic ishin p.sh regjimet ne vendet e Amerikës latine, shume shpejte ranë viktima te krizave te mëdha ekonomike, ideologjike e diplomatike te shkaktuara nga ata vete. Ndërsa rivali i fundit i demokracisë leninizmi i shndërruar ne komunizmin e tipit sovjetik u shemb pa pritur si shkak i presioneve te mëdha nga brenda dhe jashtë ne vitet e fundit te shekullit te njëzet. Por pavarësisht qe këto rivale te regjimit demokratike nuk ekzistojnë me sot përsëri nuk mund te thuhet qe demokracia ndodhet e sigurte ne te gjithë planetin, fitorja e fundit e demokracisë ende nuk ka ardhur dhe as nuk është afër. Një superfuqi tjetër botërore, KINA, ende nuk është demokratizuar, madje ky vend me popullsinë me te madhe ne bote as nuk ka eksperimentuar qofte dhe një here demokracinë dhe duket te jete disi larg një perspektive te tille. Por përveç Kinës dhe shume vende te tjera jo demokratike si vendet e Afrikës ato te lindjes se mesme, një pjese e ish republikave sovjetike si dhe shume vende te jug-lindjes aziatike. Ne një pjese te mire te këtyre shteteve kushtet nuk janë aspak te favorshme për të zhvilluar demokracinë. Por cilat janë këto kushtet qe favorizojnë demokracinë? Studiues e politologë të ndryshëm si Huntington, Linz, Sartori, Walter, Bobbio janë përpjekur qe t’i japin një përgjigje kësaj pyetjeje dhe për këtë kanë publikuar dhe shume studime te tyre, por me sa duket studimi i cili është me koherent është ai i bere nga shkencëtari i politikes Robert Dahl i cili i ndan faktorët qe ndikojnë ne zhvillimin e demokracisë në dy grupe: (1) Në faktorët e domosdoshëm për zhvillimin e demokracisë dhe (2) Në kushtet që favorizojnë demokracinë.
1. Në faktorët që janë të domosdoshëm për demokracinë ai përmend:
a) Zgjedhjen në mënyrë demokratike të funksionareve që drejtojnë forcat e armatosura.
Kjo është një pikë shume e rëndësishme, thekson Dahl, pasi emërimi i krerëve të forcave te armatosura jashtë procedurave demokratike dhe drejtpërdrejt nga liderët politikë do të thotë që këta liderë kontrollojnë drejtpërdrejt mjetet e dhunës dhe të shtypjes duke pasur ne dore kështu mundësinë për te shtypur çfarëdo lloj opozicioni te kundrejt.
b) Prania e ideve dhe e kulturës demokratike.
Dhe ky faktor vlen për tu theksuar sipas Dahl pasi shpesh here shtetet dhe ato me institucione demokratike gjenden përballe krizave te ndryshme dhe është e rëndësishme qe ne këto raste jo vetëm udhëheqësit politike po dhe vete populli duhet te japin ide dhe te mendoje qe fare do lloj zgjidhje këtyre problemeve duhet te dali brenda parametrave te demokracisë dhe jo te formave te tjera sic janë dhe ato te dhunës, te cilat dëmtojnë rendin, sistemin dhe institucionet. Gjate shekullit te njëzete kemi pare qe zgjidhje te tipit radikal te problemeve sollën ne pushtet dy regjime diktatoriale si Nazizmin dhe Fashizmin.
c) Mungesa e ndikimit të jashtëm nga ana e shteteve te tjera antidemokratike.
Është vene re qe është shume here me lehte qe institucionet demokratike te zhvillohen normalisht ne ato vende ku influenca e shteteve te tjera antidemokratike nuk ekziston ose është e papërfillshme. Kështu p.sh nëse Bashkimi Sovjetik nuk do te kishte ushtruar influencën e tij ne vendet e lindjes shume shtete si Polonia, Çekosllovakia apo Hungaria sot do te bënin pjese ne ato vende qe quhen me demokraci te vjetër.
2. Kushtet që favorizojnë demokracinë:
a) Ekonomia e tregut dhe shoqëria moderne
Historikisht zhvillimi i demokracisë është lidhur ngushte dhe me atë forme regjimi ekonomike qe gjerësisht mund te quhet Ekonomi e tregut. Kjo lloj forme ekonomie ka treguar qe e ndihmon me tepër individin te jete i lire dhe te kërkoje vete mirëqenien e tij, megjithëse ka dhe shume kundërshtime qe thonë se ekonomia e tregut shkakton dhe shume pabarazi politike por ky është një argument i cili mund te trajtohet me mire ne një katedër tjetër.
b) Mosprania ose prania shume e vogël e konflikteve etniko-kulturore
Është vënë re që institucionet demokratike kanë perspektivë më të mirë për t’u zhvilluar në shoqëritë homogjene. Në këto shoqëri individët duke qenë se kanë të njëjtat karakteristika etnik-kulturore, pra bëjnë pjesë në të njëjtin grup, kanë mundësi për të zhvilluar më mirë raportet e tyre miqësore. Ndërsa në shoqëritë heterogjene ku ndodhen më shumë se një grup, secili nga këto grupe do të përpiqet të sundojë mbi tjetrin apo të ruajë karakteristikat e tij ku në këtë mënyrë do të gjeneroheshin dhe konfliktet e dhunshme, elementet më të rrezikshëm të demokracisë.
0 Responses
Stay in touch with the conversation, subscribe to the RSS feed for comments on this post.