Skip to content


Kush janë myslimanët radikalë?

John L. ESPOSITO, Dalia MOGAHED*

Pyet ndonjë ekspert të politikës se si mund ta dijë se Perëndimi po e fiton luftën kundër terrorit, dhe përgjigja e mundshme do të jetë: “Kur Bota Islame ta refuzojë radikalizmin.” Por, kush janë myslimanët radikalë** dhe kush e ushqen tërbimin e tyre? Secili politikan ka një teori: radikalët janë fundamentalistë fetarë, ata janë të varfër, janë të pashpresë dhe plot urrejtje. Por këto teori janë të gabuara.

Bazuar në një sondazh të Gallup World-it që përfshiu më shumë se 9000 të intervistuar në nëntë vende myslimane, kemi gjetur se radikalët myslimanë* kanë më shumë të përbashkët me vëllezërit e tyre të moderuar se sa që mendohet. Nëse Perëndimi dëshiron të kapë ekstremistët dhe të fuqizojë myslimanët e moderuar shumicë, së pari duhet të njoh se më kë ka të bëjë.

TË NGJASHËM PËR NGA FUNDAMENTET

FEJA
Feja si pjesë e rëndësishme e jetës tuaj të përditshme:

Radikalët: 92%
Të moderuarit: 91%
Ka marrë pjesë në shërbesat fetare në 7 ditët e fundit:
Radikalët: 56%
Të moderuarit: 59%*
(*Nga aspekti statistikor, dallimi nuk është i rëndësishëm duke pasur parasysh margjinën e gabimit që është +/- 3%)

Për shkak se terroristët shpeshherë marrin peng të perceptuarit për Islamin për qëllimet e tyre, ekspertët dhe politikanët në Perëndim nganjëherë e përshkruajnë Islamin si fe të terrorizmit. Ata shpeshherë akuzojnë se entuziazmi fetar shkreh pikëpamje radikale dhe të dhunshme. Por, të dhënat flasin ndryshe: nuk ka dallim rrënjësor në fetari tek të moderuarit dhe radikalët. Në të vërtetë, radikalët nuk marrin pjesë më rregullisht në shërbimet fetare sesa të moderuarit.

RADIKALËT E PASUR

SHKOLLIMI
Shkollë fillore ose më pak:

Radikalët: 23%
Të moderuarit: 34%
Nga shkolla e mesme deri te universiteti:

Radikalët: 44%
Të moderuarit: 38%

TË ARDHURAT
Të ardhura të ulëta ose shumë të ulëta:
Radikalët: 22%
Të moderuarit: 31%
Të ardhura mbi mesatare ose shumë të larta:

Radikalët: 25%
Të moderuarit: 21%

Nuk është fshehtësi se shumë njerëz në Botën myslimane vuajnë nga varfëria dhe mungesa e shkollimit. Por, a janë radikalët më të varfër se myslimanët e tjerë? Ne kemi gjetur të kundërtën: Në të vërtetë, ekziston një dallim kryesor ndërmjet radikalëve dhe të moderuarve kur është fjala për të ardhurat dhe shkollimin; janë radikalët ata që fitojnë më shumë dhe qëndrojmë më gjatë në shkolla.

E ARDHMJA PREMTUESE

SI PRISNI TË JENI PAS PESË VITEVE?
Në gjendje më të keqe:

Radikalët: 7%
Të moderuarit: 7%
Në gjendje më të mirë:

Radikalët: 53%
Të moderuarit: 44%

Kurdo që një vetëvrasës me bombë kryen një akt vrastar, akti shpeshherë i ngarkohet të pashpresëve – atyre që nuk mund të gjejnë punë, të fitojnë për jetesë, ose të mbajnë familjen. Por, radikalët nuk janë më të “të pashpresë” se sa të tjerët. Më shumë radikalë shprehën kënaqësi me gjendjen e tyre financiare dhe cilësinë e jetës se sa homologët e tyre të moderuar, dhe shumica e tyre prisnin të jenë në gjendje më të mirë në vitet e ardhshme.

VLERËSIM I SKAJSHËM

OPINIONI PËRKITAZI ME PERËNDIMIN
Aspektet më të çmuara të Perëndimit:

Teknologjia e Perëndimit (përgjigja e parë më e shpeshtë për të dyja grupet)
Radikalët: 30%
Të moderuarit: 31%
Liria/demokracia/liria e fjalës (përgjigja e dytë me radhë më e shpeshtë)

Radikalët: 22%
Të moderuarit: 22%

Lufta kundër terrorit ka premisën në çështjen kryesore: përse na urrejnë? Përgjigja e rëndomtë e Uashingtonit është se radikalët myslimanë e urrejnë jetesën tonë, lirinë tonë dhe demokracinë tonë. Nuk është kështu. Edhe të moderuarit edhe radikalët në Botën myslimane e çmojnë Perëndimin, në veçanti teknologjinë e tij, sistemin demokratik dhe lirinë e fjalës.

E ARDHMJA

Çfarë duhet të bëjë Perëndimi për të përmirësuar marrëdhëniet?
Të respektojë islamin (përgjigja e parë më e shpeshtë për të dyja grupet)
Radikalët: 39%
Të moderuarit: 36%
Çfarë tjetër duhet të bëjë Perëndimi për të përmirësuar marrëdhëniet?

Të mos ndërhyjë ose imponojë besimet dhe politikat e tij:
Radikalët: 17%
Të zhvillojë ekonominë/të hap vende pune
Të moderuarit: 22%

Atëherë, çfarë e dallon myslimanin e moderuar nga myslimani radikal? Ndonëse gati të gjithë myslimanët besojnë se Perëndimi duhet të tregojë më tepër respekt për Islamin, radikalët janë më të prirë të ndjejnë se Perëndimi kërcënon dhe përpiqet të kontrollojë jetesën e tyre. Të moderuarit, në anën tjetër, janë më të prirë të vendosin lidhje me Perëndimin përmes zhvillimit ekonomik. Këto divergjenca ose përgjigje u ofrojnë politikanëve shans për të zhvilluar strategji për të ndaluar të moderuarit për të “rrëshqitur” dhe për të këqyrë në shtytjet e atyre që mund të na dëmtojnë.

**Shënim: Respondentët të cilët kanë thënë se sulmet e 11 shtatorit kanë qenë të pajustifikueshme (1 ose 2 në shkallën 1-5, ku 1 është plotësisht e pajustifikueshme dhe 5 plotësisht e justifikueshme) janë klasifikuar si të moderuar. Respondentët të cilët kanë thënë se sulmet e 11 shtatorit kanë qenë të justifikueshme (të cilët janë përgjigjur me 4 ose 5 në të njëjtën shkallë) janë klasifikuar si radikalë. Të dhënat për këtë sondazh janë marrë gjatë vitieve 2005-2006 në Bangladesh, Egjipt, Indonezi, Iran, Jordani, Liban, Marok, Turqi dhe Arabi Saudite. Afërsisht 1000 intervista ballë për ballë janë bërë në secilin vend. Margjina e gabimit të mostrës/kampionit: +/-3%.

*J. L. Espozito është profesor i feve, studimeve islame dhe çështjeve ndërkomëbtare në Georgetown University. D. MOGAHED është analiste dhe drejtoreshë e qendrës së hulumtimeve Gallup Center for Muslim Studies. Të dytë janë autorë të librit: Who Speaks for Islam? What a Billion Muslims Really Think (2008).

Nga: Foreign Policy, Nëntor 2006 (‘What Makes a Muslim Radical?)

Posted in Shoqëri dhe kultura. Tagged with , .

0 Responses

Stay in touch with the conversation, subscribe to the RSS feed for comments on this post.

Some HTML is OK

(required)

(required, but never shared)

or, reply to this post via trackback.