Skip to content


Parapyetja, pyetja dhe debati në shoqërinë kosovare

Adem BEHA

‘Debati’ Rexhep Qosja kundrejt të tjerëve dhe të tjerët kundrejt Qosjes nuk është debat, sepse nuk ndërtohet mbi një pyetje. Akuza e tij kundrejt Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) si institucion i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe akuza e ndërsjellë e ASHAK-ut dhe LKD-së se Qosja është servil i pushtetit nuk do të duhej të lexohej ngushtë si përplasje mes dy të vërtetave/pavërtetave. Madje kjo nuk do të duhej të lexohej edhe si pseudopërplasje mes Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe LDK’së. Si do të duhej të lexohej, atëherë? Ky komunikim-akuzë nuk ka të bëjë vetëm me palët e përfshira dhe si i tillë është njëfarë shenjuesi i nivelit të emancipimit të shoqërisë kosovare. Si? Akuza duke qenë afirmim nuk është pyetje dhe si e tillë nuk ndërtohet mbi pyetje. Pra, ‘debati’ i fundit shpërfaq një problem fondamental të shoqërisë kosovare. Problemi është ky: shoqëria kosovare ka zëvendësuar autoritetin e pyetjes/pyetjeve me autoritetin e baballarëve, heronjve, legjendave dhe profetëve. Vetë natyra e baballarëve, heronjve, legjendave dhe profetëve nuk lejon pyetje. Në fakt, prania e tyre është përgjigje. Continued…

Posted in Shoqëri dhe kultura. Tagged with , , , , , .

Aporia e integrimit dhe diaspora shqiptare

Fatmir LEKAJ

Një ndër sfidat kryesore në demokracitë perëndimore është integrimi i emigrantëve dhe pasardhësve të tyre. Përmbajtja e integrimit varion në mes të dy pikave diametralisht të kundërta, nga njëra anë asimilimit dhenga ana tjetër multikulturalizmit. Me fjalë të tjera, njëra pikënisje ka të bëjë me përpjekjet për homogjenizimin kulturor brenda shtetit, ndërsa pikënisja tjetër ka të bëjë me përpjekjet për të institucionalizuar heterogjenizimin kulturorbrenda shtetit.

Continued…

Posted in Shoqëri dhe kultura. Tagged with , , , , .

“Darvinizmi politik” i Fukuyamës: Një botëkuptim eklektik që nis me Hegelin dhe përfundon me Darvinin

Fatos TARIFA

 Në pranverën e vitit 2011, Francis Fukuyama botoi librin e tij të ri Origjina e rendit politik (The Origins of Political Order), të cilin shumë kritikë e kanë quajtur një magnum opus, ose një vepër të re “klasike”. Ky është libri i tij i gjashtë qysh nga botimi i librit Fundi i historisë dhe njeriu i fundit (The End of History and the Last Man, 1992), i cili u prit me eufori thuajse kudo dhe i dha autorit të tij famë në mbarë botën. Librat e Fukuyamës të këtyre 20 vjetëve të fundit kanë trajtuar një gamë të gjerë tematikash, duke nisur nga fundi i Luftës së Ftohtë dhe e ardhmja e demokracisë liberale, deri tek rënia e besimit në shoqërinë amerikane dhe tek e ardhmja e inxhinierisë gjenetike apo e bioteknologjisë (shih librin e tij E ardhmja jonë post-njerëzore (Our Posthuman Future, 2002). Libri i fundit i Fukuyamës, Origjina e rendit politik, siç shpjegon vetë autori në parathënien e tij, është një përpjekje për të krijuar një teori të re mbi historinë e zhvillimit politik të shoqërisë njerëzore, duke zhvilluar më tej pikëpamjet që parashtroi mbi 40 vjet më parë mentori i tij, Samuel Huntington, në librin tashmë klasik Rendi politik në shoqëri që ndryshojnë (Political Order in Changing Societies, 1968).

Continued…

Posted in Recensione dhe botime. Tagged with , .