Gëzim SELACI
Një numër të regjimeve autoritare në shtetet arabe po u vjen fundi. Por, a do të zëvendësohen ato me regjime demokratike, kjo nuk është e sigurt. Jo për ndonjë predispozitë kundër-demokratike të kulturës arabo-islame, siç kishte me thënë ndonjë dritëshkurtër, por për shkak se demokracia parakupton kapacitete që diktaturat në këto vende e kanë mbytur me dekada të tëra, dhe që nuk ngjallen dot vetëm me zgjedhje, qofshin edhe të lira e të ndershme. Revolucionin demokratik e ngatërron edhe më natyra e ndërhyrjes nga shtete të jashtme në këto vende, të cilat në emër të paqes e stabilitetit, mbështesin regjime autoritare në rajon. Demokracia nuk është diçka që ndodh përnjëherë. Sfida e shoqërive arabe drejt demokracisë mbetet ndërtimi i këtyre kapaciteteve dhe çlirimi nga paternalizmi politik që vjen nga jashtë këtyre shoqërive. Continued…
Posted in Demokracia.
Tagged with Demokracia, Gëzim Selaci, Lindja e Mesme, revolucione.
Adem BEHA
Duke analizuar lidhshmërinë e pazgjidhshme të seksualitetit me pushtetin, Michel Foucault tek ‘Historia e Seksualitetit’ tematizon çështjen se cilat koncepte morrën nxitje diskurisve gjatë shek. XIX. Padyshim, se njëri prej koncepteve që do të marrë tatëpjetën gjatë kësaj kohe është ai që ka të bëj me analitikën e seksulatitetit: ligjërimet mbi seksin shumëfishohen dhe seksi bëhet çështje publike ku kapja e kuptimit të këtij ‘sekreti’ omniprezent tentohet të bëhet përmes një rrjeti të gjërë dijesh e ligjërimesh. Seksi i konsideruar si turp, dhe pjesë e errët e qenies, shtrëngonte ligjërimin mbi të deri në mbytje, nga shek. XVII e tutje. Seksi përjashtohet nga fusha e ligjërimeve. Madje, ndalohej edhe emërtimi si i tillë: ndalohej të përmendej/artikulohej praktikisht ajo që ishte e ndaluar – seksi. Pra, simbas Foucaultit, një ‘polici e shprehjes’ vendoste rregullat dhe përmes atyre rregullave, fjala seks ishte spastruar nga gjuha. Më vonë, thotë Foucaulti, seksi u bë temë qëndrore e sovranit, ku përmes politikës së administrimit të seksualitetit, sovrani ishte në gjendje të disiplinonte trupin, rregullsonte popullësinë, kontrollonte hapësirën shoqërore, por njashtu, përmes prodhimit të regjistrave dhe statistikave, bëhej e mundhshme ndërhyrja në trupin shoqëror qoftë përmes frenimit apo shtyrjes së natalitetit (ndërhyrje ekonomike), ose qoftë nëpërmes idelogjisë ku disa vlera morale futen në shoqëri si mjet kontrolli (ndërhyrje politike). Rrjedhimisht, pushteti i seksit apo biopolitika bëhet qendërtemë e sovranit modern, i cili pushtet jo larg moti konsiderohej si vatër e heshtjes.
Continued…
Posted in Demokracia.
Tagged with Adem Beha, Vota.
Ardian GOLA
Ndarja e punës nuk është një fenomen i përhershëm socio-ekonomik që e ka shoqëruar vazhdimisht njerëzimin. Ajo, po ashtu, nuk është një fenomen i vetvetishëm dhe i vetëkuptueshëm ahistorik, i cili do të konsiderohej si një e dhënë, përmes së cilës njeriu ka evoluuar deri në ditët e sotme. Përkundrazi ajo ka një fill historik, shkaktarë të ndryshëm socio-psiko-ekonomikë dhe, po ashtu, konsekuenca të shumanshme socio-psiko-ekonomike. Në librin e tij Pllugu, Shpata dhe Libri, Gellner argumenton se, “ndarja e punës, ndarja e funksioneve dhe synimeve nuk është tipar i vetvetishëm, pikënisje e njerëzimit, por një arritje e rrallë, gati – gati e pabesueshme. Nuk kemi ndonjë arsye që ta shohim ndarjen e punës… si një përbërëse të gjithhershme të gjendjes njerëzore. Lipset të shpjegojmë faktin e rrallë të daljes së saj në skenë…”.[i]
Continued…
Posted in Shoqëri dhe kultura.
Tagged with Adam Smith, Ardian Gola, Emile Durkheim, ndarja e punës.
Komentet e fundit