Skip to content


Ndarja patologjike e punës dhe trajtat e manifestimit të saj sipas Durkheim-it

Ardian GOLA

 

Durkheim kishte besim se ndarja e punës do të sigurojë bazat për lirinë e individit dhe bashkëpunimit shoqëror, me kusht që të eliminohen tiparet patologjike të shoqërisë bashkëkohore.[i] Ndarja e punës, si burim i ri i unitetit të nevojshëm shoqëror, për shkak të rrethanave strukturore jo gjithmonë prodhon efektet e duhura kohezive, unifikuese dhe integruese. Trajtat patologjike të ndarjes së punës janë evidente në shoqëri dhe si të tilla manifestohen përmes krizave industriale, komerciale si dhe falimentimeve të ndryshme. Sipas tij këto dëshmojnë faktin se përbrenda organizmit social, funksionet shoqërore nuk janë përshtatur edhe adaptuar njëra me tjetrën.[ii]

 

Continued…

Posted in Shoqëri dhe kultura. Tagged with , , .

Utilitarizimi dhe instrumentalizimi i shkencës (dijes)

Ardian GOLA

Nën arsyetimin dhe mbështetjen e filozofisë empiriste, por edhe racionaliste, tendencat utilitarizuese dhe instrumentalizuese të shkencës sa vinin e bëheshin më të qarta. Spekulacioni larpurlartist i lëshonte vendin arsyetimit utilitarist. Ky tejdimensionim i shkencës prej funksionit të pastër njohës drejt atij instrumental dhe utilitar arsyetimin më të mirë e gjente në pikëpamjen e Francis Bacon-it, sipas të cilit qëllimi i vërtetë dhe i drejtë i shkencës nuk është kurrfarë qëllimi tjetër pos që jetës njerëzore t’i dhurohen shpikje dhe pasuri të reja.[i]

Continued…

Posted in Filozofi. Tagged with .

Mbi sovranitetin metafizik të Serbisë në Kosovë dhe opinionin e GJND-së

Adem BEHA

Për Carl Schmittin, të gjitha konceptet moderne politike janë koncepte teologjike të sekularizuara. I tillë është edhe koncepti sovranitet, që dikur kishte kuptimin se vetëm Zoti është kandidat i pakontestuar që trupëzonte të drejtën absolute të sundimit të njerëzve. Schmitt, në libërthin e tij Political Theology: Four Chapters on the Concept of Sovreignty sekularizon këtë koncept, duke e kontestuar kandidaturën e Zotit si Sovran mbi njerëz. Për të, ‘sovran është ai që vendos për gjendjen e jashtëzakonshme’(Schmitt, 1985). Sovrani është tokësor dhe ai duhet të ketë pushtet të pakontrolluar. Ky koncept më pas do të zhvillohet edhe më imtësisht nga Giorgio Agambenin, në librat Homo Sacer: Sovereign Power and Bare Life (1998) dhe State of Exception (2005). Për Agambenin, gjendja e jashtëzakonshme sanksionohet me ligj. Nëse vetë ligji sanksion në vetevete gjendjen e jashtëzakonshme, kjo nënkupton suspendimin e vetë ligjit. Megjithatë, sovrani është brenda edhe jashtë ligjit kundrejt subjektit të tij. Me suspendimin e ligjit dhe krjiimin e gjendjes se jashtëzakonshme, lind biopolitika post-politike si paradigmë politike. Ky koncept, për Slavoj Žizek, ka kuptimin e depolitizimit të shoqërisë, duke u fokusuar në të ashtuquajtura siguri të jetërave njerëzore, dhe mobilizimin e njerëzve përmes frikës. Kurse për Agambenin (Means Without Ends: Notes on Politics, 2000) forma më supreme e biopolitikës është kampi – hapësira ku pushteti nuk konfronton asgjë tjetër pos jetës biologjike të njeriut pa asnjë ndërmjetësim. Këtu iu është referuar qëllimisht Schmittit dhe Agambenit lidhur me konceptin e sovranitetit, për shkak se ky koncept shpjegon teorinë dhe praktikën e sovranitetit të Serbisë mbi Kosovën dhe kosovarët gjatë dekadës së kaluar dhe është po ky koncept përmes së cilit Serbia dëshiron të mbroj Kosovën para GjND.

Continued…

Posted in Ligj dhe të drejta. Tagged with , , , , , , , , .